Politike

Bardhi: “Rithemelimi” i paligjshëm, presim Apelin. Ç’do vendim do e zbatojmë

12 Prill 2022, 17:31 Nga DOSJA
Bardhi: “Rithemelimi” i paligjshëm, presim Apelin.

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një prononcim për mediat jashtë selisë blu u shpreh se Kuvendi i 30 prillit është i paligjshëm, ndërsa shtoi se “Rithemelimi” po lë jashtë demokratët. Në fjalën e tij për mediat, Bardhi këtij organi i ka mbaruar afati për të vepruar e se nuk mund të drejtojë më Partinë Demokratike.

“Rithemelimi ka lënë jashtë demokratë që kanë sakrifikuar. Ky ka qenë shqetësoi i sotëm i grupit parlamentar. Për fat të keq ashtu siç doli këtu poshtë, s’ka rëndësi për demokratë nëse Berisha e njeh apo jo Alibeajn si kryetar grupi. Deri më tani s’ka asnjë dorëzim të PD-së. E drejta e ankimit është kushtetuese. I kujtova zotit Berisha se në 25 mars kur ka ardhur në zyrën time më ka thënë që vendimet e gjykatave duhen të respektohen. Përgjigja ime ka qenë po. Nuk ka një Kuvend të ligjshëm në 30 prill. Nëse lihet në fuqi vendimi i Agron Zhukrit, do e zbatojmë. Nga ana tjetër afati i Rithemelimt ka qenë 4 muaj. Që do të thotë se nga dje Komisioni i Rithemelimit është i paligjshëm. Përfshirja e PD në këto procese të njëanshme nuk është zgjidhje. Bashkimi nuk ndodh me fjalë,”- u shpreh ai.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja e grupit parlamentar/ Berisha i kërkon dorëheqjen, Alibeaj: Pushtove selinë!

(k.m,/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022 gazment bardhi pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022

Sondazh

Poll