Politike

Alizoti pas mbledhjes: Basha është larguar, mendësia e tij ende. Alibeaj të dorëhiqet

12 Prill 2022, 16:25 Nga DOSJA
Alizoti pas mbledhjes: Basha është larguar, mendësia e tij ende.

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti duket se është dakord me kërkesën e Sali Berishës për largimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, Alizoti tha se pas zgjedhjeve të 6 marsit, kreu i grupit duhet të zgjidhet nga Grupi Parlamentar si një akt politik dhe unifikimi. Ndërsa shtoi se do ta mendojë pjesëmarrjen e tij në Kuvendin Kombëtar që është thirrur më 30 prill. 

“Kryetari i Grupit, pas zgjedhjeve të 6 marsit, duhet të zgjidhet nga grupi parlamentar si vetmi institucion legjitim. Ky është akt politik dhe unifikimi. Ne nuk shmangim dot palët, por duhet të gjejnë një bashkim për elektoratin e tyre. Basha është larguar, mendësia e tij ende pjesë e grupit të PD. Unë kam qendrimet e mia si kryetar grupit. E kam thënë që pas 6 marsit duhet të rizgjidhet kryetari i grupit. Ky është akt politik dhe unifikimi. Një luftë brenda llojit është shumë e egër. Berisha është pjesë e PD, i dhanë aq fota sa i dhanë. Bota ka teori bashkimi. Minoranca nuk mund të jetë më kaprico se maxhoranca. Do e mendoj pjesëmarrjen më 30 prill,”-tha ndër të tjera Alizoti.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja e grupit parlamentar/ Berisha i kërkon dorëheqjen, Alibeaj: Do vazhdoj detyrën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll