Politike

Kryemadhi: Tirana ‘lavatriçe’ e pastrimit të parave, inceneratori shembulli konkret…

12 Prill 2022, 17:24 Nga DOSJA
Kryemadhi: Tirana ‘lavatriçe’ e pastrimit të parave,

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se Tirana është kthyer në vendin e parë për pastrimin e parae të pista. Gjatë një takim i me delegatët e Konventës Kombëtarë të LSI-së, Kryemadhi u shpreh se raportet ndërkombëtarë vit pas viti e nxjerrin Shqipërinë si vendin ku pastrohet paratë e pista me anë të sektorit të ndërtimit. Ajo gjithashtu ka shtuar se një shembull për vjedhjen në Tiranë është edhe inceneratori, një kontratë korruptive që përdoret për të vjedhur taskat e qytetarëve, sipas saj.

“LSI është ALTERNATIVA dhe duhet ta jetësojmë këtë përgjegjësi që kemi si forcë politike. Më shumë njerëz mendojnë sot se gjërat në Bashkinë e Tiranës po shkojnë në drejtimin e gabuar sesa në drejtimin e duhur. S’ka si të jetë ndryshe, kur Tirana është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të pista, e çdo vit Raportet Ndërkombëtare, me në krye Departamentin e Shtetit, e rendisin Shqipërinë si një vend ku pastrohen paratë e pista të krimit përmes sektorit të ndërtimit.

Gjërat në Tiranë po shkojnë në drejtimin e gabuar, kur është faktuar qartë sesi Kryetari i Bashkisë Tiranë hedh firmën pa pyetur Këshillin Bashkiak, duke ndryshuar fatin e realizimit të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Këtë gjë e ka bërë në bashkëpunim me shokun e ngushtë Bllako, të cilit i garantoi edhe një vend të sigurtë në listën e kandidatëve për deputet të Tiranës. Një kontratë tërësisht korruptive, që ministra e zyrtarë të PS e kanë parë si plani financiar për të siguruar brezat e tyre për 30 vite, duke vjedhur taksat e qytetarëve të Tiranës, dhe bashkive të tjera të qarkut Tiranë.

Që nga viti i dytë i implementimit të projektit, do duhet të kishte filluar prodhimi i energjisë nga impianti i parë i incenerimit. Jo vetëm që nuk ka prodhim energjie, por nuk ka as impiant. Praktikisht sot, ajo që kryhet është ekzaktësisht ajo që kryhej nga Bashkia Tiranë më parë, por me kosto shumë herë më të larta. Edhe ky është një fakt shtesë, që tregon pse nuk i ndalon Edi Rama pagesat ndaj kompanisë së inceneratorit të Tiranës, që pronarët i ka në arrati se i kërkon SPAK-u për dy inceneratorët e tjerë. Qeveria shqiptare ka treguar në rast të ngjashëm, se kur ka vullnet, e ndërpret një kontratë koncesionare.

Kemi rastin e HEC-it të Kalivaçit në vitin 2017, që për mos përmbushje kontrate, është ndërprerë në mënyrë të një anshme kontrata nga ana e qeverisë. Dhe është fituar në Arbitrazh. Ironikisht edhe atëherë, arsyetimi për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës, ka qenë mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale nga ana e koncesionarit. I njejtë është rasti i tanishëm me inceneratorin e Tiranës. Pse nuk e nderpresin kontratën? Cfare presin? A po digjet sot?

Mirë Elbasani që janë marrë të gjitha paratë, ndërsa Fieri 98% eshte paguar, po Tirana që vijon thith paratë e qytetarëve? Cfarë pret qeveria? Ajo duhet nderperë mënjëherë si kontratë koncesionare, por edhe minimalisht, pezullohet ekzekutimi i kontratës, si shenjë e vullnetit të mirë nga ana e qeverisë, dhe derisa të gjykohet nga gjykata, kjo kontratë mund të administrohet nga një Administrator i zgjedhur nga shteti shqiptar. Unë mbetem ende në pritje të drejtësisë së re për rastin e koncesionit 30 vjecar të inceneratorit të Tiranës.

Kam indicie që po i përgatis për t’i kthyer në prova dhe nuk do ndaloj për të zbardhur rolin e secilit, përfitimin e kujtdo, dhe vjedhjen më të madhe që i është bërë qytetarëve shqiptarë në 100 vjet shtet, falë gjithë qeverisë rilindase në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe Kryetarin e Bashkisë Fier Armando Subashin, që për këtë të fundit është ushtruar një presion I jashtëzakonshëm për të mos u goditur bashkë me Alqi Bllakon për shpronësimin në Fier,” tha Kryemadhi.

(I.A/.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve erion veliaj monika kryemadhi afera e inceneratorëve erion veliaj monika kryemadhi

Sondazh

Poll