Politike

Mbledhja e PD-së, Mziu: Të përçarë nuk fitojmë dot, duhet të marrim përgjegjësi

12 Prill 2022, 16:02 Nga DOSJA
Mbledhja e PD-së, Mziu: Të përçarë nuk fitojmë

TIRANË- Deputeti Xhelal Mziu ka deklaruar se Partia Demokratike nuk fiton dot e përçarë. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Mziu tha se ata duhet që të marrin përgjegjësinë të gjithë dhe se të hartojnë një platformë zgjedhjesh dhe bashkimi.

“Të përcarë nuk fitojmë. Në Dibër më 6 mars dy pjesët e PD morëm 9 mijë vota, nga 17 mijë që morëm si opozitë në 25 prill. Duhet të marrim përgjegjësinë si grup parlamentar. Për të hequr dorë nga gjykatat dhe nga procesi i njëanshëm. Të hartojmë një platformë zgjedhjesh e bashkimi. Me dy palët në terren. Zgjedhje seksioni, grup seksioni dhe kryetar dege deri në korrik. Dhe në shtator kuvend kombëtar përbashkues,” tha Mziu.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja e grupit parlamentar/ Berisha i kërkon dorëheqjen, Alibeaj: Do vazhdoj detyrën

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022 xhelal mziu pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022 xhelal mziu

Sondazh

Poll