Politike

Mbledhja e grupit, Bardhi: Alibeaj po shantazhohet se mendon ndryshe nga Berisha

12 Prill 2022, 16:42 Nga DOSJA
Mbledhja e grupit, Bardhi: Alibeaj po shantazhohet se mendon ndryshe nga Berisha

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar sot për mediat se Sali Berisha ka kërcënuar dhe shantazhuar kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, referuar akuzave për korrupsion në Paraguai, E gjitha sepse sipas tij, Alibeaj po flet kundër Berishës dhe mendon ndryshe nga ky i fundit. Sipas Bardhit, Berisha dhe mbështetësit e tij po e ecin përpara në një proces të njëanshëm dhe se po e çojnë PD drejt përçarjes përfundimtare

Alibeaj ka pasur shantazh, kërcenime dhe sulme vetëm për faktin se mendon ndryshe nga Berisha. E kam thënë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar. Po shkohet në përçarjen përfundimtare të PD. Ecja para me procese të njëanëshme nuk sjell dot bashkimin. Shumica dërrmuese e anëtarëve të Grupit Parlamentar kanë ngriture si problem ecjen përpara në një proces të njëanshëm që po çon në përçarjen përfundimtare të PD. Ky ka qenë qëndrimi i shumicës dërrmuese të anëtarëve. Ecja përpara me procese të njëanshme, bashkim që thuhet me fjalë, por veprohet ndryshe, nuk shkohet përpara. Sa i përket vendimit të 9 shtatorit, nuk ka pasur asnjë diskutim lidhur me vendimit e kryetarit Basha, ish-kryetarit më falni, unë e kam mbajtur qëndrimin tim. Ajo që kam thënë sot është që për shkak të asaj situate, sot PD ka një kompleks të madh me veten. Dje SHBA pranuan se krimi i organizuar ka mbledhur vota për Edi Ramën. Ka rënë heshtja në godinën e PD dhe PS. Nuk e kuptoj heshtjen e selisë qëndrore të PD. Pse hesht Berisha?,”-tha Bardhi.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja e grupit parlamentar/ Berisha i kërkon dorëheqjen, Alibeaj: Pushtove selinë!

(k.m,/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022 gazment bardhi pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022

Sondazh

Poll