Politike

Mbledhja e PD-së, Boçi: Duhet të bashkohemi dhe në grup dhe në bazë

12 Prill 2022, 16:30 Nga DOSJA
Mbledhja e PD-së, Boçi: Duhet të bashkohemi dhe në grup

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka deklaruar se PD-ja duhet të bashkohet në të dyja format si në bazë ashtu dhe në grup parlamentar. Gjatë mbledhjes së sotme, Boçi tha se që të arrihet bashkmi duhet që të zerohen shkaqet që çuan në përçarje dhe se çdo vendim që merret duhet të kalojë fillimisht nga kryesia.

Degjova me vemendje te gjithe koleget. Bashkohem me shqetesimet e tyre dhe thirrjet per bashkim jane deshira te sinqerta. Por bashkimi arrihet nepermjet akteve dhe proceseve. Po flasim ketu per dy procese bashkimi: Ate te grupit Ate te bazes. Une dua te ndertoj nje qasje tjeter. Eshte nje proces por njeri eshte shkaku tjetri eshte pasoja. Kuvendi i 11 dhe 18, proceset e tjera jane pasoja. Pasoja te vendimeve te gabuara te lidershipit perfshire ne si grup. Qe te arrijme bashkimin duhet te zerojme shkakun.’te bashkojme grupin. Nepermjet zbatimit te rregullave te funksionimit e kryerjes se akteve politike.

Cdo vendim politik dhe i qendrimit politik duhet te kaloje nepermjet konsultimit te kryesise dhe te merret si vendim ne grup. Edhe mbledhja e tij. Aktet duhet te vazhdojne me pranimin e vendimit te gjykates dhe terheqjen e ankimimeve qe sprodhojne gje. Sikurse me pranimin e cdo anetari grupi si te tille duke rrezuar cdo perjashtim e pezullim. Procesi i bashkimit ne baze, e cila na vezhgon dhe mban qendrime sipas pozicioneve tona, nese ne bashkohemi, natyrshem na ndjek ne kete proces bashkimi. Bashkimi i bazes nuk perfundon as ne 30 as nje jave me pas. Ai eshte i vazhdueshem. Nese vertet bashkohemi do arrijme te jemi force poltike e besueshme dhe alternative qeverisese!”, tha Boçi.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja e grupit parlamentar/ Berisha i kërkon dorëheqjen, Alibeaj: Do vazhdoj detyrën

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luciano boci pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022 luciano boci pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022

Sondazh

Poll