Politike

Zgjedhjet në Vaun e Dejës, avokati Jordan Daçi: Kam prova, janë modeli i një procesi të manipuluar

14 Korrik 2019, 09:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Vaun e Dejës, avokati Jordan Daçi: Kam prova,

SHKODËR– Avokati i njohur për çështjet zgjedhore Jordan Daçi ka folur lidhur me rastin e fletëve të votimit në KZAZ-në e Vaut të Dejës. 

Daçi u shpreh se ka prova të mjaftueshme që procesi të bëhet nul duke premtuar se do të ndiqte të gjithë procedurat ligjore për të hedhur poshtë zgjedhjet në Vaun e Dejës. 

“Zgjedhjet e 30 Qershorit në Bashkinë e Vaut të Dejës janë modeli i një procesi të dështuar dhe të manipuluar,“-tha Daçi.

Avokati Daçi tha se dokumenti doganor i siguruar tashmë dhe i bërë publik është një provë e fortë e cila hedh dyshime se procesi i zgjedhjeve të 30 Qershorit është i manipuluar.

Nga ana tjetër ai rendit një sërë shkeljes të tjera të procesit siç është edhe rasti i anëtares së KZAZ 6, e cila përveçse e punësuar në kompaninë e kandidatit të PS-së është edhe kandidate në listën e këshilltarëve të PS-së. 

Lidhur me zgjedhjet në Vaun e Dejës ka reaguar edhe anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi pretendon se akuzat për vota false janë të rreme dhe se ai posedon dokumentet që vërtetojnë se votimet në zonën e Vaut të Dejës janë bërë konform ligjit.

Më 18 qershor mbështetës të Partisë Demokratike janë futur me dhunë në qendrën e votimit në Shkodër. Ata janë përplasur me policinë dhe i kanë vënë flakën shkollës së kthyer në KZAZ duke djegur materialet e votimit. Për rastin u arrestua ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jordan daci tensione ne shkoder zgjedhjet lokale 2019 jordan daci tensione ne shkoder zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll