Politike

Basha takim me delegacionin e komitetit Amerikano- Hebraik: I sigurova se ne do vazhdojmë betejën

14 Korrik 2019, 10:34 Nga DOSJA
Basha takim me delegacionin e komitetit Amerikano- Hebraik: I sigurova se ne do

TIRANË– Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, David Harris.

Në rrjetet e tij sociale, Basha i shprehu mirënjohjen Harris për mbështetjen ndër vite që i kanë dhënë demokracisë dhe lirisë civile. 

“I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar,“-shkruan Basha. 

Postimi i plotë:

Mesazhi i plotë:

Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris.

I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike david harris kriza politike lulzim basha tirane david harris kriza politike lulzim basha tirane

Sondazh

Poll