Politike

‘U votua me fletë të falsifikuara’, anëtari i KQZ-së i kundërpërgjigjet Bardhit: Fletët u prodhuan në Slloveni, u sh

14 Korrik 2019, 08:53 Nga DOSJA
‘U votua me fletë të falsifikuara’, anëtari i

TIRANË– Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi i është kundërpërgjigjur akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili një ditë më parë tha se në Vaun e Dejës është votuar me fletë votimi të falsifikuara. (Lexo këtu)

Me anë të një reagimi në rrjetet e tij sociale, Skënderi pretendon se akuzat janë të rreme dhe se ai posedon dokumentet që vërtetojnë se votimet në zonën e Vaut të Dejës janë bërë konform ligjit.

“Pas djegies së KZAZ në dt 27.06.2019 është kontaktuar direkt me kompaninë sllovene. Nesër do publikojmë dhe vërtetimin nga sistemi TIMS se kur ka kaluar makina në PKK Hani i Hotit”, sqaron Skënderi në Facebook.

Postimi i plotë: 

 

Lidhur me zgjedhjet në Vaun e Dejës ka reaguar edhe avokati Jordan Daçi, i cili  tha se ka prova të mjaftueshme që procesi të bëhet nul duke premtuar se do të ndiqte të gjithë procedurat ligjore për të hedhur poshtë zgjedhjet në Vaun e Dejës.

Më 18 qershor mbështetës të Partisë Demokratike janë futur me dhunë në qendrën e votimit në Shkodër. Ata janë përplasur me policinë dhe i kanë vënë flakën shkollës së kthyer në KZAZ duke djegur materialet e votimit. Për rastin u arrestua ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledar skënderi gazment bardhi shkoder tensione ne shkoder bledar skënderi gazment bardhi shkoder tensione ne shkoder

Sondazh

Poll