Sport

Nuk kishte ndodhur asnjëherë! Arbitri ndal lojën, respekton Ramazanin e futbollistit

12 Prill 2022, 16:13 Nga DOSJA
Nuk kishte ndodhur asnjëherë! Arbitri ndal lojën, respekton

GJERMANI– Moment historik ne Bundesligën gjermane. E gjitha për meritë të arbitrit Matthias Jollenbeck, që nga sot mund të konsiderohet një emër për t’u respektuar! E gjitha kjo sepse si kurrë më parë, ndërpreu ndeshjen Augsburg-Mainz për të plotësuar nevojat e një prej lojtarëve në fushë.

Moussa Niakhaté, mbrojtësi i Mainz, ndjeu nevojën për një minutë për t’u freskuar në minutën e 65-të pas një dite të vështirë agjërimi, siç e parashikon Ramazani. Rregullat fetare dihen: as ushqim dhe as ujë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit, për të gjithë të rriturit dhe me shëndet të mirë.

Kështu, pas pothuajse një dite të plotë, Niakhaté hidratohet dhe më pas duartroket gjestin e arbitrit, duke i dhënë dorën në shenjë falënderimi. Asnjëherë më parë nuk është pezulluar një ndeshje e Bundesligës për këtë arsye. Ndeshja, për rekord, do të përfundojë 2-1 për Augsburg: një fitore e rëndësishme shpëtimi e nënshkruar nga golat e Gouweleeuw dhe Vargas.

 

Play was stopped during Augsburg vs. Mainz 05 so Moussa Niakhaté could have a moment to break his Ramadan fast just after sunset ? pic.twitter.com/TwfbcpBfn7

— ESPN FC (@ESPNFC) April 11, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bundesliga gjermani mainz matthias jollenbeck bundesliga gjermani mainz matthias jollenbeck

Sondazh

Poll