Sport

Juventusi ende i varur nga Dybala, Allegri a mundet të bëjë dot pa të?

12 Prill 2022, 09:19 Nga DOSJA
Juventusi ende i varur nga Dybala, Allegri a mundet të bëjë dot

ITALI – “Dy ditë pushim për t’u shkëptur nga fusha, shijoni disa orë me familjen dhe rimbushni bateritë”. Kjo ishte porosia e Massimiliano Allegrit, i cili pas kthimit nga udhëtimi fitimtar në Cagliari, i dha pushim ekipit të dielën dhe të hënën, duke i porositur për rifillimin e punës në qendrën sportive “Continassa” për ditën e sotme.

Ndër të tjera, do të jetë edhe sulmuesi argjentinas Paulo Dybala , i cili do të largohet nga “Zonja e Vjetër” në fund të sezonit pas shtatë vitesh, por që sot, është ende lojtari më vendimtar, si Cuadrado, për prodhimin sulmues të Juventusit.

Ndeshja jashtë fushe, e fituar në kryeqytetin e Sardenjës, ishte emblematike: burimet e lojës në krijimin e rreziqeve për ekipet kundërshtare te Juventusi janë dy dhe korrespondojnë me emrat e Juan Cuadrados dhe Paulo Dybalas.

Dhe nëse i pari mbetet në negociata për të zgjatur kontratën më shumë vite (të shtunën nisi rinovimi automatik, në të njëjtat kushte deri në vitin 2023, i arritur pas 40 ndeshjeve sezonale), me ulje rroge, marrëdhënia e tij me Juventusin, sipas fjalëve, është mbyllur rreth njëzet ditë më parë.

Por largimi i argjentinasit ngre disa dyshime, nga pikëpamja thjesht në terren, duke pasur parasysh rëndësinë e tij. Duam apo nuk duan, sot Juventusi është pothuajse plotësisht i varur nga Dybala me topin në këmbë.

Nga viti i ardhshëm pa shpikjen e 10-tës, a mundet Allegri të bëjë tashmë pa të? Joya ka 31 ndeshje për sezonin dhe është ende golashënuesi më i mirë (13 gola të cilëve u shtoi 6 asistime) në një Juventus, që rrugën e golit e ka tepër të vështirë (në Serie A, është sulmi i dhjetë i kampionatit (49 gola në 32 ndeshje).

“Të gjithë lojtarët që kam duhet të japin kontributin e tyre për të arritur objektivat, pavarësisht nëse dikush qëndron apo largohet”. Pra ende në qendër është Dybala, pastaj nga qershori do të shohim.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport allegri largohet nga juventus dybala do të fitonte 8.5 milionë në vit trajneri max allegri allegri largohet nga juventus dybala do të fitonte 8.5 milionë në vit trajneri max allegri

Sondazh

Poll