Bota

“Fëmija i ra makinës”, si ndodhi aksidenti që shkaktoi ministrja në Kosovë, Kurti e mbron

12 Prill 2022, 09:40 Nga DOSJA
“Fëmija i ra makinës”, si ndodhi aksidenti që

KOSOVË– Ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari ka aksidentuar një fëmijë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, në momentin që Hajdari po kthehej në shtëpinë e saj. Fëmija është dërguar në urgjencën e QKUK-së dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë trajtimin e duhur mjekësor është larguar në shtëpi. Edhe mjekët janë shprehur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Është trajtuar në Emergjencë dhe është dërguar në shtëpi,”- tha mjeku Naser Syla.

Pas publikimit të lajmit në mediat kosovare, ka reaguar edhe ministrja Hajdari në një postim në Facebook, ku tregon versionin e saj të ngjarjes. Sipas Rozeta Hajdarit ajo po kthehej në shtëpi kur dy fëmijë kanë dalë me vrap në rrugë është përplasur me makinën e saj.

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, teksa po kthehesha me makinën time personale për në banesë, gjatë drejtimit të mjetit, papritmas u shfaqën dy fëmijë duke vrapuar për të kaluar rrugën. Fatkeqësisht njëri nga ata u përplas anash në makinën time. Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë. Ndjehem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi. Fëmijës i uroj shëndet e jetë të gjatë”, shkroi ajo.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. E shokuar, ajo pyet se si mundet një zyrtare të bëjë një deklaratë të tillë e të pretendojë që fëmija është përplasur me makinën.

“Fëmija shkoi e u përplas te makina dhe apo e kundërta. Çfarë deklarate është kjo zonja ministre?! Ndonëse raste si ky mund të na ndodhin secilit, aman kujdes me deklarimet”, ka shkruar ajo.

Edhe policia e Kosovës e ka kundërshtuar ministren Hajdari. Sipas Policisë, në aksident u lëndua një fëmijë, i cili u godit nga vetura, e jo siç tha ministrja, se fëmija u përplas për veture.

“E dyshuara femër kosovare, përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Kryeministri Albin Kurti ka justifikuar ministren. Ai thotë se në rrugë nuk kishte shenja frenimi duke shtuar se zyrtarja nuk ishte me shpejtësi më të lartë se sa duhej. Megjithatë shprehu keqardhje për aksidentin që është lënduar fëmija.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni aksidentohet rozeta hajdari rozeta hajdari aksidentohet rozeta hajdari rozeta hajdari

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2022, 08:26

FOTO/ Pamje të reja nga qyteti ukrainas Bucha

UKRAINË- Janë shfaqur fotografi të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet intensive dhe civilët të cilët qëndrojnë në një stendë të shpërndarjes së ush...