Bota

Kirurgët i heqin plumbin nga zemra ushtarit ukrainas, ai kërkon të kthehet në luftë

12 Prill 2022, 07:29 Nga DOSJA
Kirurgët i heqin plumbin nga zemra ushtarit ukrainas, ai kërkon

UKRAINË- Kirurgët në Ukrainë kanë hequr një plumb nga zemra e një ushtari ukrainas. Sipas Daily Mail, një grup mjekësh ukrainas dhe bjellorusë arriten me sukses të shpëtonin të riu nga vdekja në spitalin Feofaniya në Kiev.

Pamjet e pabesueshme të procedurës tregojnë se zemra e ushtarit pulson ndërsa mjekët nxjerrin me kujdes plumbin rus nga zemra e ukrainasit.

Ai thuhet se pas operacionit kërkoi që të dilte sërisht në vijën e parë të frontit që të mbroj vendin e tij. Arritja e mahnitshme e mjekëve vjen pasi Ukraina pretendoi se Rusia ka përdorur armë kimike në Mariupol. Ata kanë pretenduar se u goditën nga një agjent i hedhur nga një dron duke i lënë ata të paaftë për të marrë frymë dhe të trullosur, ndërkohë kryebashkiaku i qytetit të rrethuar zbulon më shumë se 10,000 civilë në konflikt kanë vdekur deri tani.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2022, 08:26

FOTO/ Pamje të reja nga qyteti ukrainas Bucha

UKRAINË- Janë shfaqur fotografi të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet intensive dhe civilët të cilët qëndrojnë në një stendë të shpërndarjes së ush...