Bota

Historia e qenit Reeny, pret prej 1 muaji pronaren e përdhunuar dhe vrarë nga rusët

12 Prill 2022, 09:33 Nga DOSJA
Historia e qenit Reeny, pret prej 1 muaji pronaren e përdhunuar dhe

UKRAINË- Një qen ka pritur rreth një muaj që pronarja e tij të kthehej pa e ditur faktin se ajo ishte vrarë. Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës Anton Gerashchenko, tregoi historinë e një gruaje ukrainase Tetiana Zadorozhniak e cila mendohet se është vrarë një muaj më parë në Makariv.

Sipas Daily Mail, banorët e qytetit kanë treguar se Tetiana u tërhoq zvarrë nga nga njerëzit e kryetarit të çeçenëve Kadyrovit. Banorët vendas kanë thënë se pas ditësh torturash, një nga ushtarët e përdhunoi përpara se t’i priste fytin me datë 15 mars. Dëshmitarët pohuan gjithashtu se ushtari çeçen që përdhunoi dhe vrau Tetianën u ekzekutua më vonë nga shokët e tij të luftës. Në postimin e tij në Telegram, Gerashchenko tha se Tetiana kishte jetuar në shtëpinë e saj në Makariv që nga viti 2012 me burrin e saj, i cili kishte vdekur nga Covid dhe qenin e tyre Reeny. Gerashchenko tha se ishte kthyer në shtëpinë e saj për të gjetur Reeny i cili ishte duke pritur me durim jashtë shtëpisë për pronarin e tij të vrarë. 

“Ky është Reeny, 9 vjeç. Tetiana për të cilën kemi shkruar u vra brutalisht. Reeny nuk e di dhe ende e pret atë. Askush nuk u kujdes për Reeny gjatë muajit të pushtimit”,- ka shkruar zyrtari ukrainas. 

Makariv, qyteti në të cilin kaluan ditët e fundit brutale të Tetianës, u emërua gjatë fundjavës si vendi i një masake tjetër masive civile të kryer nga forcat ruse që tërhiqeshin nga zonat përreth Kievit javë më parë. Trupat e mbi 100 civilëve janë gjetur deri më tani në qytet që kur trupat ukrainase arritën ta rimarrë atë në fund të marsit, me trupa të tjerë për t’u zbuluar ende.  

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2022, 08:26

FOTO/ Pamje të reja nga qyteti ukrainas Bucha

UKRAINË- Janë shfaqur fotografi të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet intensive dhe civilët të cilët qëndrojnë në një stendë të shpërndarjes së ush...