Bota

Rrëfime tronditëse të grave ukrainase të përdhuruara nga ushtarët rus

12 Prill 2022, 08:04 Nga DOSJA
Rrëfime tronditëse të grave ukrainase të përdhuruara

URKAINË- Shefi i policisë së rajonit të Kievit, Andrii Nebytov, ka njoftuar se rreth 25 vajza dhe gra janë përdhunuar nga ushtarët rusë në Kiev. Disa prej këtyre grave kanë rrëfyer momentet tronditëse. Në një lagje të qetë rurale të Kievit, Ana një zonjë 50 vjeçe, ka rrëfyer përdhunimin e saj nga ushtarët rusë. Emri Ana ia kanë vendosur gazetarët e BBC, për të mbrojtur identitetin e saj.

Sipas, BBC Anna tregoi se më 7 mars kishte qenë në shtëpi me burrin e saj kur hyri një ushtar i huaj. Ajo tha se ushtari duke e kërcënuar me armë e ka cuar në një ndërtes të djegur afër shtëpisë së saj, duke e detyruar të zhvishej. Me lot në sy tha se atë ditë ushtarët rusë ia vranë burrin e saj, ndërkohë që ai po vraponte ta ndihmonte atë.

“Në kërcënimin e armës më çoi në një shtëpi aty pranë. Më urdhëroi, hiqi rrobat ose do të qëlloj. Ai vazhdoi të më kërcënonte se do të më vriste nëse nuk bëja siç thoshte ai. Më pas filloi të më përdhunonte. Ndërkohë që ai po më përdhunonte, hynë edhe katër ushtarë të tjerë. Mendova se kishte mbaruar. Ata morrë burrin tim, nuk e pashë më. Ai kishte tentuar të vraponte pas meje për të më shpëtuar, por u godit nga një plumb,” tha Ana.

Anna nuk pushoi së qari ndërsa tregonte historinë e saj. Ajo na tregoi se ku ajo dhe fqinjët e saj e varrosën burrin e saj në oborrin e shtëpisë së tyre.

Një tjetër grua ukrainase ishte përdhura nga i njëjti ushtarë. Gruaja ishte rreth të 40-tave. Ajo u nxor nga shtëpia e saj, thonë fqinjët, dhe u mbajtur në dhomën e gjumit të një shtëpie aty pranë, banorët e së cilës ishin evakuuar kur filloi lufta.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon 

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andrii nebytov lufta ukraine-rusi andrii nebytov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 12 Prill 2022, 08:26

FOTO/ Pamje të reja nga qyteti ukrainas Bucha

UKRAINË- Janë shfaqur fotografi të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet intensive dhe civilët të cilët qëndrojnë në një stendë të shpërndarjes së ush...