Bota

Eksperti i mjedisit: Tragjedi mjedisore, burimet e Floridës janë në zhdukje

12 Prill 2022, 07:52 Nga DOSJA
Eksperti i mjedisit: Tragjedi mjedisore, burimet e Floridës janë

FLORIDA- Florida ka koleksionin më të pasur të burimeve në ujëra të ëmbla në planet. Në fillim të viteve 1900, risia e varkave me fund xhami i dhanë mundësinë turistëve të shikonin pamjen magjepëse që ofrojnë peizazhet e pacënuara nënujore të Floridas.

Sipas The New York Time, një fotograf i shkencave dhe ekspeditave Jason Gulley ka treguar se pasuritë e Floridas tani janë në rrezik.

“Burimet e Floridës janë në qendër të një tragjedie mjedisore me lëvizje të ngadalta. Gjatë disa dekadave të fundit, një kombinim i zhvillimit, rritjes së popullsisë, ndryshimit të klimës, mbipompimit të akuiferit dhe ndotjes nga bujqësia dhe ujërat e zeza kanë shkaktuar kërdi në burimet e Floridës. Shumë burime tregojnë ulje të ndjeshme të rrjedhës së ujit. Të tjerat kanë pushuar të rrjedhin krejtësisht.”-tha ai.

Shteti i Floridës pranoi zyrtarisht se shumica e burimeve të Floridës ishin në telashe më shumë se dy dekada më parë. Por ndërsa shumë burime janë në rënie, puna e vazhdueshme e restaurimit tregon se disa dëme mund të kthehen.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota florida jason gulley rrezikojne pasurite nenujore ne florida florida jason gulley rrezikojne pasurite nenujore ne florida

Sondazh

Poll