Bota

Kryebashkiaku i Mariupolit: Forcat ruse kanë vrarë më shumë se 10 mijë civilë në Mariupol

12 Prill 2022, 08:14 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Mariupolit: Forcat ruse kanë vrarë më shumë

UKRAINË– Kryetari i bashkisë së qytetit port ukrainas të Mariupol tha të hënën se më shumë se 10,000 civilë kanë vdekur. Ndërkohë shtoi se  numri i të vdekurve mund të kalojë 20,000, pasi Mariupoli prej javësh është sulmuar nga trupat ruse. 

Sipas NBC Chicago, kryebashkiaku Vadym Boychenko akuzoi gjithashtu forcat ruse se kishin bllokuar javë të tëra të pengimit të autokolonave humanitare në qytet në një përpjekje për të fshehur masakrën atje nga bota e jashtme.

Boychenko tha se forcat ruse kanë çuar shumë trupa në një qendër të madhe tregtare ku ka ambiente magazinimi dhe frigoriferë.

“Kanë mbërritur krematoriumet e lëvizshëm në formën e kamionëve: Ju e hapni, dhe brenda ka një tub dhe këto trupa janë djegur,”– tha ai.

Boychenko dha detaje të reja të pretendimeve të fundit nga zyrtarët ukrainas se forcat ruse kanë sjellë pajisje të lëvizshme të djegies në Mariupol për të asgjësuar kufomat e viktimave të rrethimit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vadym boychenko lufta ukraine-rusi vadym boychenko

Sondazh

Poll