Bota

FOTO/ Brenda qelisë së Roula Pispirigou, hiqen çarçafët për të shmangur vetëvrasjen

11 Prill 2022, 12:51 Nga DOSJA
FOTO/ Brenda qelisë së Roula Pispirigou, hiqen

GREQI- Pas akuzave se ka vrarë vajzën e saj 9-vjeçare dhe dyshimeve se ka marrë jetën edhe 2 vajzave të tjerave, Roula Pispirigou tashmë është në qeli e vetme.

Sipas Protothema, 33-vjeçarja është transportuar në burgun e Kyrodallos, dhe kanë dalë pamje nga qelia ku ajo po qëndron.

Mësohet se janë siguruar që të ndryshojnë dyshekun që të mos marrë flakë, kanë hequr çarçafët për të përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes ndërsa në vend të peshqirëve të mëdhenj, kanë vendosur peshqirë të vjetër.

Përveç kësaj, nuk lejohet që të mbajë në qeli çakmak apo shkrepëse për të ndezur cigaren. Ndërsa pikturat që janë në mure, nuk janë vendosur as krijuar nga Pispirigou.

33-vjeçarja pjesën më të madhe të kohës e kalon duke folur në telefon për orë të tëra me motrën, nënën dhe dy avokatët e saj. Disa herë ka telefonuar dhe ish-bashkëshortin e saj Manos Daskalakis, por ai sa herë që shihte që e telefononte një numër sekret, nuk përgjigjej.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjendet tre vajza te pajeta roula pispirigou gjendet tre vajza te pajeta roula pispirigou

Sondazh

Poll