Bota

Protestoi kundër pushtimit rus, gazeta gjermane punëson gazetaren

11 Prill 2022, 12:02 Nga DOSJA
Protestoi kundër pushtimit rus, gazeta gjermane punëson gazetaren

UKRAINË- Gazeta gjermane Die Welt tha të hënën se ka punësuar Marina Ovsyannikova, gazetaren ruse që protestoi kundër aksionit ushtarak të Moskës në Ukrainë gjatë një transmetimi të lajmeve në televizionin shtetëror.

“Ovsyannikova tani është një korrespondente e pavarur për Die Welt, duke raportuar nga Ukraina dhe Rusia, ndër të tjera ajo do të shkruajë për gazetën si dhe do të jetë një bashkëpunëtore e rregullt në kanalin e saj televiziv të lajmeve,”– tha pronari i Die Welt, Axel Springer.

Sipas The Moscow Time, Ulf Poschardt  kryeredaktori i Die Welt gjithashtu vlerësoi guximin e Ovsyannikova në një moment vendimtar dhe tha se ajo kishte mbrojtur virtytet më të rëndësishme gazetareske, pavarësisht kërcënimit.  

Më 14 mars, Ovsyannikova ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë në ‘Channel One’ në shenjë protestë kundër luftës në Ukrainë, menjëherë ajo u arrestua, u mor në pyetje dhe u lirua pasi u gjobit me 30,000 rubla (280 dollarë). Por ajo mund të përballet me ndjekje të mëtejshme, duke rrezikuar vite burg sipas ligjeve të reja ruse.

Rasti tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe ngriti alarmin mbi lirinë e shtypit në Rusi pas vendimit të Presidentit Vladimir Putin për të dërguar trupa në Ukrainë. Ovsyannikova tha se po linte punën e saj, por nuk pranoi një ofertë nga presidenti Emmanuel Macron për azil në Francë, duke thënë se donte të qëndronte në Rusi.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi marina ovsyannikova ulf poschardt lufta ukraine-rusi marina ovsyannikova ulf poschardt

Sondazh

Poll