Bota

Shërbimet serbe duan të vrasin Dick Marty-n? Reagon BIA: Pretendime dashakeqe

11 Prill 2022, 11:57 Nga DOSJA
Shërbimet serbe duan të vrasin Dick Marty-n? Reagon BIA: Pretendime

SERBI– Agjencia serbe e Inteligjencës (BIA) ia ka dërguar një letër Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane (FIS), pasi televizioni publik zviceran raportoi të premten se ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb. BIA i quan “pretendime dashakeqe për përfshirjen e shërbimeve të sigurisë serbe në planifikimin e vrasjes së kujtdo” raportimet e mediave për këtë çështje, raportojnë mediat. 

“Në këto kohë të vështira, pretendime të tilla i shkaktojnë padrejtësisht dëme të pallogaritshme Serbisë dhe reputacionit të BIA-s dhe anëtarëve të saj, të cilët janë të përkushtuar dhe profesionistë në kryerjen e detyrave të tyre të punës ekskluzivisht në përputhje me ligjin. Përkundër të gjitha presioneve dhe përpjekjeve për destabilizimin, BIA do të vazhdojë të punojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të Serbisë dhe qytetarëve të saj”, thuhet në letrën e dërguar nga BIA, për të cilën ka shkruar agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.

Në një intervistë të publikuar dy ditë parë, Marty pretendoi se disa qarqe të lidhur me shërbimet serbe i kanë kërcënuar jetën. Ai së bashku me familjen e tij janë vënë nën mbrojtje, ndërsa ish-raportuesi i Këshillit të Europës shtoi se faji për vrasjen e tij do t’i vendosej Kosovës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dick marty kercenohet dick marty dick marty kercenohet dick marty

Sondazh

Poll