Aktualitet

Rikthehet dielli! Java nis me moti të qëndrueshëm, rritje temperaturash (HARTA)

11 Prill 2022, 05:19 Nga DOSJA
Rikthehet dielli! Java nis me moti të qëndrueshëm, rritje

TIRANË– Java nis me diell dhe mot të qëndrueshëm. Sipas MeteoAlb, rikthehet moti i qëndrueshëm në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, ku në orët e para të ditës do të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Por orët e mesditës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të dominojnë në të gjithë territorin Shqiptar. Po ashtu dhe në vijim vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e lehta të vranësirave, këto në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti parashikimi i motit moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll