Aktualitet

Dhuna ndaj kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, policia: U godit në kokë, e paqartë

11 Prill 2022, 06:54 Nga DOSJA
Dhuna ndaj kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, policia: U godit

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar për dhunën që u ushtrua mbrëmjen e kaluar ndaj Ledio Sulkuqit. 51-vjeçari është qëlluar me sende të forta në kokë e sipas forcave blu arsyeja e dhunimit mbetet ende e paqartë. Kancelari i Gjykatës së Elbasanit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 10.04.2022, rreth orës 22:30, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta në kokë shtetasi Ledio Sulkuqi , 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LAJMI KRYESOR: Dhunimi i kancelarit të Gjykatës së Elbasanit/Shoqërohen disa persona, sekuestrohen kamerat

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet ledio sulkuqi dhunohet ledio sulkuqi

Sondazh

Poll