Aktualitet

Krerët e degëve të PD/ Fierin e merr Gjika, Loka fiton në Fushë-Krujë, Rakipaj në Selenicë

10 Prill 2022, 07:52 Nga DOSJA
Krerët e degëve të PD/ Fierin e merr Gjika, Loka fiton në

TIRANË– Pas zgjedhjes dje të Resmi Shanaj si kreu i degës së Partisë Demokratike në Mallakastër, procesi i votimit është zhvilluar edhe sot në disa qendra të tjera votimi në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë. Në Fushë Krujë, Agron Loka fitoi me shumicë votash ndaj kundërshtarit të tij, Aqif Mesi, i cili nga 440 mori vetëm 24 vota, ndërsa 8 ishin të pavlefshme.

Ndërsa zgjedhjet për kreun e degës në Selenicë, i fitoi Leonard Rakipaj me 203 vota, pasi rivali i tij Gazmir Beqaj mori vetëm 63 vota. Zgjedhjet për kreun e degës Fier i fitoi Rrapi Gjika me 402, ndërsa kundërshtari i tij Vladimir Kajolli mori vetëm 340.

Votimet kanë sjellë edhe reagimin e ashpër të Agron Kapllanaj, i cili është kryetar i Komanduar i PD në degën Fier në kohën kur partia drejtohej nga Lulzim Basha. Kapllanaj është shprehur kundër zgjedhjeve duke u shprehur se janë të ‘Foltores’ por jo të PD. Votime pasi dhe dje në Mallakastër, ku Shanaj u zgjodh dje me 277 vota pro, ndërsa pritet që procesi të shpërndahet në të gjithë vendin.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Mbyllen zgjedhjet e Berishës për kreun e degës në Selenicë, fiton Leonard Rakipaj

REZULTATET- Zgjidhet kreu i PD-së në Fushë Krujë, 408 vota për Agron Lokën

VD-Zgjedhjet në Fier, Luan Baçi: Fluks anëtarësh, jemi të bashkuar

Demokratët e Fierit zgjedhin sot kryetarin e degës

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike partia demokratike zgjedhje ne deget e pd partia demokratike zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll