Aktualitet

Dhunohet zyrtari i Gjykatës së Elbasanit, e godasin me leva dhe mjete të forta

10 Prill 2022, 20:27 Nga DOSJA
Dhunohet zyrtari i Gjykatës së Elbasanit, e godasin me leva dhe mjete

ELBASAN- Një ngjarje e rënda ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta.

Ende nuk dihet se cilat kanë qenë motivet e ngjarjes, po Sulkuqi është dhunuar dhe goditur disa herë me mjete të forta dhe leva.  Sulkuqi është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.

E gjithë skena ka ndodhur, pasi Sulkuqi ka dalë nga një bar-kafe në lagjen muzeale “Kala’ dhe në afërsi të Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve dhe lokaleve aty pranë, për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FOTO/ U godit me leva, ja kush është kancelari i Gjykatës së Elbasanit

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet ledio sulkuqi ledio sulkuqi dhunohet ledio sulkuqi ledio sulkuqi

Sondazh

Poll