Bota

Zgjedhjet në Francë! Macron dhe Le Pen shkojnë në raund të dytë, pjesmarrja e ulët

10 Prill 2022, 05:53 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Francë! Macron dhe Le Pen shkojnë në raund

FRANCË– Sot u zhvilluan zgjedhjet presidenciale në Francë, me përballjen e fortë mes presidentit aktual Emanuel Macron dhe Marine Le Pen. Raundin e dytë të zgjedhjeve nga10 kandidatë që konkurrojnë për të arritur në vetëm dy kanë mundur të shkojnë, Macron dhe Le Pen. Dy raundet e zgjedhjeve do të mbahen me 14 ditë diferencë, kështu që raundi i dytë do të mbahet më 24 prill.

Sondazhet e fundit kanë treguar një rënie të dukshme në avantazhin e presidentit Emmanuel Macron ndaj sfidueses së tij kryesore, kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Një muaj më parë, Marine Le Pen ishte pas Macron me 10 pikë. Tani ajo shihet si favoritja për ta sfiduar atë për presidencën në balotazh.

Pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën ishte mbi 65%%, që është më e ulta që nga zgjedhjet e vitit 2002.  Emmanuel Macron, presidenti aktual, synon të fitojë një mandat të dytë. Nga gjashtë pretendentët kryesorë, tre janë nga e djathta e politikës franceze dhe dy janë nga e majta. Fushata tani ka përfunduar dhe pjesëmarrja e votuesve pritet të jetë më e ulët se zgjedhjet e mëparshme në Francë. Edhe pse gara është lënë në hije nga lufta në Ukrainë, çështja kryesore për shumë votues është kostoja e jetesës.

Si fillim, vitet e fundit, deri në 30% e votuesve francezë kanë vendosur vetëm për kë të votojnë në minutën e fundit dhhe shumë votues thanë se ende nuk kishin vendosur. Është një nga arsyet pse Emmanuel Macron kaloi orët e fundit të fushatës duke u përpjekur t’i jepte goditje rivalit të tij kryesor për presidencën. Sepse Marine Le Pen tani është në distancë prekëse në sondazhe.

Emmanuel Macron shihet si një centrist. Ai përfaqëson partinë Republika në Lëvizje dhe tërheq votues nga e djathta dhe e majta. Marine Le Pen dhe Eric Zemmour janë të dy nga e djathta ekstreme, me Z. Zemmour që shihet si linja më e ashpër. Valérie Pécresse po qëndron për republikanët më të moderuar, të krahut të djathtë. Jean-Luc Mélenchon është nga partia e ekstremit të majtë France Unboëed, ndërsa Yannick Jadot është për të Gjelbrit.

Pas një sërë pengesash të mëdha, e majta tradicionale e Francës është ‘zhdukur’ nga grindjet. Mbështetja për Partinë Socialiste ka rënë që kur kandidati i saj François Hollande mbajti presidencën midis 2012 dhe 2017. Vëzhguesit thonë se Emmanuel Macron ka të ngjarë të përfitojë nga ndarjet në të majtë, ndërsa e djathta e akuzon atë për kopjim të politikave të tyre.

Emmanuel Macron ka udhëhequr sondazhet për të paktën gjashtë muaj. Ky avantazh u rrit pas pushtimit rus të Ukrainës, por që atëherë është ngushtuar. Në fillim të fushatës, gara u dominua nga lufta në Ukrainë, e cila rriti vlerësimet e presidentit Macron. Sondazhet e fundit sugjerojnë se kostoja e jetesës është bërë çështja e vetme më e rëndësishme, e ndjekur nga shëndeti, siguria, pensionet, mjedisi dhe emigracioni.

Në janar, Franca shënoi rritjen e saj më të fortë ekonomike vjetore për gjysmë shekulli, duke u rikthyer nga tronditja e pandemisë Covid-19. Ekonomia e Francës është në gjendje të mirë, por rritja e kostove të energjisë dhe rritja e inflacionit kanë goditur të gjithë në xhep. Franca ka parë rënie të papunësisë në 7.4%, pak mbi mesataren për eurozonën, por afër objektivit të vendosur nga presidenti kur erdhi në pushtet.

Për emigracionin, statistikat zyrtare sugjerojnë se në vitin 2020 në Francë jetonin rreth 6.8 milionë emigrantë. Rreth një e treta ishin evropianë, si nga vendet e Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga vendet jo-BE. Në përgjithësi, algjerianët janë komuniteti më i madh i huaj, të ndjekur nga marokenët dhe portugezët. Emigracioni është shfaqur dukshëm në fushatat e kandidatëve të krahut të djathtë.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ANALIZA/ Këtë herë, nuk do të ketë një largim nga Macron

Del pas zgjedhjeve, Macron: Duhet të bllokojmë të djathtën ekstreme nga marrja e pushtetit

 

Sondazhi për raundin e dytë, zgjedhjet i fiton Macron me 2% vota më shumë se Le Pen

Zemmour u bën thirrje ndjekësve të votojnë Le Pen: Gjithçka ka ndryshuar politikisht

Analizë nga BBC/ Ku do të shkojnë tani votat e tjera në Francë?

Marine Le Pen flet pas zgjedhjeve: Më votoni, do ta vendos Francën në rregull

Humbën garën, kandidatët kryesorë u bëjnë thirrje votuesve të zgjedhin Macron

Zgjedhjet/ Macron dhe Le Pen kalojnë raundin e parë, si ia dolën kandidatët e tjerë?

Mbyllet votimi në Francë, exit poll-et: Macron 28.1% të votave, Le Pen vetëm 23.3%

Zgjedhjet presidenciale franceze, Analistët: Pjesëmarrja më e ulët që nga viti 2002

Zgjedhjet në Francë, sondazhi i IPSOS: Macron 26,5% të votave, ndiqet nga Le Pen

Zgjedhjet në Francë, del Exit Poll-i i parë: Macron dhe Le Pen dalin me vota të barabarta

Zgjedhjet e përgjithshme në Francë, pjesëmarrja rritet në 65%

Presidencialet në Francë, pritet abstenimi më i lartë historik për raundin e parë

Kush janë pesë kandidatët kryesorë për një vend në Elysee dhe çfarë premtojnë ata

Macron mund të thyejë ‘mallkimin’ 20-vjeçar, kryeson sondazhet për një mandat të dytë

Macron kërkon mandat të dytë- Ç’duhet të dini për zgjedhjet presidenciale të Francës?

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota zgjedhjet ne france 2022 zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll