Bota

Serbia do forcojë flotën ushtarake, Vuçiç: Erdogan më premtoi dronët ‘Bayraktar’

10 Prill 2022, 15:49 Nga DOSJA
Serbia do forcojë flotën ushtarake, Vuçiç: Erdogan

SERBI- Serbia ka përsëritur synimin e saj për të blerë drone luftarake turke, ndërsa presidenti i saj të shtunën u zotua të forcojë më tej mbrojtjen e vendit, mes tensioneve në Ballkan dhe pushtimit rus të Ukrainës.

Ne do të forcojmë flotën tonë. Ne gjithashtu do të rrisim numrin e dronëve”, u tha gazetarëve presidenti serb Aleksandar Vuçiç pasi forcat ushtarake serbe përfunduan stërvitjen e tyre të quajtur “Mburoja e zjarrit 2022”.

Dailysabah shkruan se Vuçiç tha se gjatë bisedimeve të tyre javën e kaluar, ai i kërkoi Presidentit Rexhep Tajip Erdogan që të furnizojë Serbinë me mjete ajrore pa pilot (UAV) Bayraktar TB2, të cilat kanë dhënë rezultate të suksesshme dhe kanë pasur një ndikim domethënës në disa konflikte rajonale.

Dy ditë më parë, në një takim me Presidentin e Turqisë Erdogan, thashë se duam të blejmë Bayraktar nga Turqia dhe Erdogan më premtoi se mund t’i marrim ato”, tha presidenti.

Dronët e testuar në betejë kanë vërtetuar tashmë aftësitë e tyre në Libi, Siri dhe konfliktin e Nagorno-Karabakut. Turqia i ka shitur gjithashtu Kievit disa grupe të Bayraktar TB2. TB2 është përdorur edhe nga Katari, Azerbajxhani dhe Polonia, të cilat në maj të vitit të kaluar u bënë shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s që bleu dron nga Turqia. Shumë vende të tjera kanë lënë të kuptohet gjithashtu për blerjen e UAV-ve.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic bayraktar tb2 rexhep tajip erdogan aleksandar vucic bayraktar tb2 rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll