Bota

HISTORIA-Mesazh të dashurit brenda një shishe, u gjet 55 vjet më vonë, gjurmohen dërgueset

10 Prill 2022, 14:49 Nga DOSJA
HISTORIA-Mesazh të dashurit brenda një shishe, u gjet 55 vjet më

BRITANI E MADHE- Është gjetur një mesazh në një shishe nga dy vajza adoleshente që kërkonin dashuri më shumë se gjysmë shekulli më parë. Jennifer Coleman dhe shoqja e fëmijërisë Janet Blankley hodhën ndjenjat e tyre në letër, shumë kohë më parë, në vitin 1966. Letrat e tyre, ku u kërkonin të dashurve të mundshëm që t’u shkruanin, u gjetën nga mbledhësit e mbeturinave të shtunën.

Dy vajzat, në atë kohë 15 vjeç, po vizitonin familjen në South Ferriby, North Lincolnshire, kur ata patën idenë për të kërkuar dashurinë përmes detit të hapur.

Adoleshentët shkruan letrat e tyre, të cilat u kërkonin djemve të moshës 16 deri në 18 vjeç që t’u shkruanin duke u siguruar që brenda shishet të vendosnin edhe foto.

Janet, e cila e përshkroi veten si “jo të keqe” tha se kishte flokë me onde dhe ishte 163 cm e gjatë. Ndërsa Jennifer, e cila humbi lidhjet me Janet pasi la shkollën, më vonë u transferua në Australi dhe ishte “absolutisht e habitur” kur u kontaktua me lajmet për letrën e saj. Jennifer, tani 71 vjeç, tha se nuk e kishte menduar as edhe një herë letrën e saj që nga koha kur e hodhi në ujë, ndërsa shtoi se ajo e gjeti dashurinë e vërtetë më vonë përmes miqve të përbashkët.

“Unë nuk e gjeta shokun tim deri në moshën 49-vjeçare,“-tregoi ajo.

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota angli mesazh ne shishe angli mesazh ne shishe

Sondazh

Poll