Bota

Dikur miq, Berlusconi për Putin: Jam i zhgënjyer nga sjellja e tij, e kam njohur…

10 Prill 2022, 15:21 Nga DOSJA
Dikur miq, Berlusconi për Putin: Jam i zhgënjyer nga sjellja e tij, e

ITALI- Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi tha të shtunën se ishte i zhgënjyer nga sjellja e mikut të tij të vjetër, presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me pushtimin në Ukrainë. TheMoscowTimes shkruan se sipas Berlusconit, Putini i është dukur gjithmonë demokrat dhe njëri i paqes.

“Nuk mund dhe nuk dua ta fsheh se jam thellësisht i zhgënjyer nga sjellja e Vladimir Putin. Unë e kam njohur atë rreth njëzet vjet më parë dhe ai gjithmonë më është dukur si një demokrat dhe një njeri i paqes,” vazhdoi miliarderi 85-vjeçar. Përballë tmerrit të masakrave të civilëve në Bucha dhe vende të tjera, krimeve të vërteta të luftës, Rusia nuk mund të mohojë përgjegjësitë e saj”, tha Berlusconi.

Berluskoni, i cili shërbeu si kreu i qeverisë italiane tre herë midis 1994 dhe 2011, më parë ishte përmbajtur nga kritikat publike të Putinit. Kur ishte në pushtet, Berlusconi mbante lidhje personale miqësore me presidentin rus, duke arritur deri aty sa e ftoi për pushime në vilën e tij luksoze në Sardenjë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zelensky kërkon embargo të naftës ruse, Britania premton më shumë armë për Ukrainën

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi silvio berlusconi vladimir putin lufta ukraine-rusi silvio berlusconi vladimir putin

Sondazh

Poll