Bota

Dodik i kthehet Kurtit: Njihet si njëri që destabilizon herë pas here

10 Prill 2022, 15:07 Nga DOSJA
Dodik i kthehet Kurtit: Njihet si njëri që destabilizon herë pas

BOSNJE & HERZEGOVINË- Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik është bërë nervoz nga një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Gazeta Express shkruan se për të, Kurti është “i njohur për destabilizim”, veç pse ai tha se Republika Srpska është kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Dodik tha për agjencinë e lajmeve të Republika Srpskas, se Kurti po gënjen, ndërsa e nxori nga fantazia një dëshirë të tij.

“Kur ai tashmë ka guxuar të komentojë për Republikën Srpska, atëherë do të ishte më e mençur të thuhet se Republika Srpska duhet ta ketë të njëjtin status si Kosova”, tha Dodik.

Sipas Dodikut i cili u risanksionua nga SHBA-ja së fundmi, Kurti është ai që po e destabilizon Ballkanin.

“I njohur si person që nuk respekton marrëveshjet dhe që destabilizon herë pas here, ai tani i ka dhënë vetes të drejtën të ndajë mësime në rajon”, shtoi ai.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti milorad dodik albin kurti milorad dodik

Sondazh

Poll