Bota

Lufta, ministri Kuleba: Gjermania dhe Franca nuk lejuan që Ukraina të anëtarësohej në NATO

10 Prill 2022, 14:28 Nga DOSJA
Lufta, ministri Kuleba: Gjermania dhe Franca nuk lejuan që Ukraina të

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha sot se ishte një “gabim strategjik” i Gjermanisë dhe Francës që nuk lejuan Ukrainën të anëtarësohej në NATO në vitin 2008. Në një intervistë për NBC, ai tha se nëse vendi i tij do të ishte aëtarësuar vite më parë, lufta nuk do të kishte ndodhur, duke fajësuar Gjermaninë dhe Francën. 

“Nëse ne do të ishim një anëtar i NATO-s, kjo luftë nuk do të ndodhte. Gabimi strategjik që u bë në vitin 2008 nga Gjermania dhe Franca, të cilët hodhën poshtë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë për të futur Ukrainën brenda në organizatë, është diçka për të cilën ne po paguajmë tani me jetë, asnjë nga këto vende. As Franca dhe as Gjermania nuk po i paguajnë kostot,” tha Kuleba. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zelensky kërkon embargo të naftës ruse, Britania premton më shumë armë për Ukrainën

(k.m/dosjaal)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmytro kuleba lufta ukraine-rusi dmytro kuleba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll