Bota

Rusia deklaron sulme me raketa në rajonet Dnipropetrovsk, Mykolaiv dhe Kharkiv të Ukrainës

10 Prill 2022, 11:51 Nga DOSJA
Rusia deklaron sulme me raketa në rajonet Dnipropetrovsk, Mykolaiv dhe

RUSI– Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se forcat e saj kanë kryer sulme me raketa në rajonet Dnipropetrovsk, Mykolaiv dhe Kharkiv të Ukrainës.

Sipas Guardian, lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, majori Igor Konashenkov i cili tha se gjatë natës në fshatin Zvonetske, rajoni Dnipropetrovsk, raketa me precizion të lartë me bazë deti shkatërruan selinë dhe bazën e batalionit nacionalist Dnipro.

“Raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë në zonën e vendbanimit Stara Bohdanivka, rajoni i Mykolaiv dhe në aeroportin ushtarak Chuhuiv [në rajonin e Kharkivit] shkatërruan lëshuesit e sistemeve raketore anti-ajrore ukrainase S-300 të identifikuara nga zbulimi.“-tha ai.

Ushtria ruse ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se po synon mercenarët e huaj dhe formacionet nacionaliste në Ukrainë dhe mohon të ketë shënjestruar infrastrukturën civile, pavarësisht dëshmive për të kundërtën. Më herët të dielën, Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk në Ukrainën lindore-qendrore, tha se kishte pasur një seri sulmesh në rajon gjatë 24 orëve të fundit.

Sirena ka pasur pothuajse çdo orë dhe, për fat të keq, ka predha që vijnë në zona të ndryshme.”-tha ai.

Ai shtoi se një sulm rus në kryeqytetin rajonal të Dnipros kishte shkatërruar infrastrukturën, duke lënë një person të plagosur, me ekipet e shpëtimit që punonin për orë të tëra për të shuar zjarrin. Reznichenko tha se një raketë goditi një objekt industrial në distriktin Pavlohrad, në lindje të Dnipro, duke shkatërruar ambientet dhe duke shkaktuar një zjarr ndërsa një ndërtesë bujqësore u dogj në distriktin Dnipo. Në asnjërin incident nuk raportohet për viktima, tha ai.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zelensky kërkon embargo të naftës ruse, Britania premton më shumë armë për Ukrainën

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota igor konashenkov lufta ukraine-rusi igor konashenkov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll