Bota

Takimi Zelensky-Putin, Podolyak: I mundshëm, por vetëm pas betejës së pritshme për Donbasin

10 Prill 2022, 11:45 Nga DOSJA
Takimi Zelensky-Putin, Podolyak: I mundshëm, por vetëm pas

UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka të ngjarë të takohet me presidentin rus Vladimir Putin vetëm pas një beteje të madhe të parashikuar për rajonin lindor të Donbasit, tha të dielën këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak.

“Ukraina është gati për beteja të mëdha. Ukraina duhet t’i fitojë ato, veçanërisht në Donbas. Dhe pas kësaj, Ukraina do të marrë një pozicion më të fuqishëm negociues, nga i cili mund të diktojë disa kushte. Pas kësaj, presidentët do të takohen. Kjo mund të zgjasë dy ose tre javë.”- tha Podolyak në një fjalim televiziv.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ata parashikojnë një ofensivë të madhe në Donbas nga Rusia, e cila ka njoftuar një ndryshim në strategjinë ushtarake duke u fokusuar në lindjen e vendit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zelensky kërkon embargo të naftës ruse, Britania premton më shumë armë për Ukrainën

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mykhailo podolyak volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi mykhailo podolyak volodymyr zelensky

Sondazh

Poll