Politike

Basha nis reformimin e PD-së, largon Nokën nga Shkodra. Në vend të tij emërohet Gazment Bardhi

13 Korrik 2019, 16:21 Nga DOSJA
Basha nis reformimin e PD-së, largon Nokën nga Shkodra. Në vend

TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar me reforminin e saj, ku kreu i kësaj partie ka vijuar me disa ndryshime në struktura. Me një shkresë që mban datën 12 korrik, mësohet se Flamur Noka është larguar si koordinator për qarkun Shkodës.

Dosja.al mëson se në vendin e tij do ta zë Gazment Bardhi, numri 2 i PD-së. Nëpërmjet kësaj shkrese zyrtare bëhet me dije se Shkodra do të jetë tashmë në duart e Gazment Bardhit, duke larguar përfundimisht Flamur Nokën.

Gazment Bardhi është një prurje e re në PD, ku për hërë të parë emri i tij për publikun e gjerë u dëgjua kur u vendos si ministër Drejtësi pas marrëveshjes së 17 majit 2017. Pas kësaj Bardhi mori poste të rëndësishme në PD dhe tashmë është nurmi i dy i saj.

Ndërkohë nga ana tjetër Noka do të jetë koordinator i qarkut Elbasan, ku do të vijojë kontributin e tij brenda Partisë Demokratike. Noka ka qenë ministër dhe deputet, po ashtu njihet dhe për debatet e tij të forta që bën në studio të ndryshme televizive.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha largon noken flamur noka gazment bardhi lulzim basha reformimi i pd basha largon noken flamur noka gazment bardhi lulzim basha reformimi i pd

Sondazh

Poll