Politike

Arben Malaj i thur elozhe Tsiprasit: Misionar fisnik në fitoren dhe humbjen e tij

13 Korrik 2019, 19:43 Nga DOSJA
Arben Malaj i thur elozhe Tsiprasit: Misionar fisnik në fitoren dhe humbjen

TIRANË- Ish-ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Malaj ka reaguar për zgjedhjet në Greqi, ku Alexis Tsipras u shpall humbës përball kandidatit Kyriakos Mitsotakis nga Demorkacia e Re.

Kur kanë kaluar gati një jave nga zgjedhjet Tsipras tashmë ndodhet në krye të opozitës, për t’u përballur me qeverinë. Për këtë gjë Malaj ka bërë një reagim në Fcebook, ku i thur elozhi ish-krueminsitrit të Greqisë, pasi shprehet se ai ësthë një misionar fisnik si në fitore ashtu dhe në humbje.

POSTIMI I PLOTË

Cipras eshte nje misionar fisnik ne fitoret dhe humbjet e tij. Ndermori reforma te veshtira. Kur u perball me domosdoshmerin e ndryshimit te programit qeverises I tha balleperballe popullit te tij.

“Me zemer jam me ju me mendje jam per reformat per te cilat ju kerkoj nje mandat te qarte politik”. Populli grek ja dha me vote legjitimitetin demokratik per ti bere reformat te cilat ndalen krizen dhe fillia rikthimin e ekonomise greke ne nje trend pozitov. Reformat I filloj pasi mori mbeshtetje me vote ne zgjedhjet e kerkuar prej tij.

Kjo eshte demokracia funksionale. Kjo eshte sakrifica politike e.nje lideri, ben reformat edhe te dhimbshme e me kosto sociale dhe kur e di qe do te paguaj kosto elektorale. Kjo ben dallimi midis nje politikani ne qeverisje dhe nje burre shteti. Ne vendin tone pergjithsishte politikanet kane qellim pushtetin absolut dhe abuziv pranda ndaj nuk bejne reformat ëe mund tju heqim pushtetin.

Ky model politikanesh fitojne perhere por vendi behet perhere me i varfer. Tsipras ka kontribute te jashtezakonshme edhe per paqen dhe prosperitetin ne Ballkan. Ai kurre nuk deklaroi dhe synoi te behej lider global, por me vizionin, perkushtimin dhe arritjet e tij plotesoj permasat e nje nobelisti per paqen. Vleresim I bere publikisht edhe nga Papa Francesko.

Kujtojmë se nga zgjedhjet në Greqi doli fitues partia Demokracia e Re, e cila formoi e vetme qeverinë. Tsipras që ishte kryeminsitër pranoi humbjen dhe tha se  do të vijonte të bënte një opozitë konstruktive.  

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alexis tsipras arben malaj zgjedhjet në greqi alexis tsipras arben malaj zgjedhjet në greqi

Sondazh

Poll