Politike

S’ka pushime gjatë gushtit, zbulohet urdhri i Bashës për strukturat. Të gjitha lëvizjet brenda PD-së

13 Korrik 2019, 16:44 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike gjatë muajve të verës nuk do bëjë pushim. Ky ësthë urdhi i fundit i firmosur nga Lulzim Basha në datën 12 korrik. Sipas urdhrit të siguruar nga Dosja.al thuhet se të gjithë deputetet do të shpërndahen nëpër degët në rrethe, për të koordinuar punën.

 

Në këtë urdhër shihen dhe shumë lëvizje që janë bërë në rrethe, ku një prej tyre është largimi i Flamur Nokës nga Shkodra dhe zëvendësimin e tij me Gazment Bardhin.

Më tej mësohet se kjo lëvizje vjen si një vendim i Kryesisë, ku degët gjatë sezonit të verës do të kryejnë disa detyra organizative dhe për këtë është ngritur një grup pune.

Disa nga lëvizjet më të rëndësishme

Ishte Luçiano Boçi, emërohet Flamur Noka në Elbasan

Enkelejd Alibeaj ishte në Fier, emërohet në Dibër

Edmond Spaho ishte në Elbasan, emërohet në Tiranë

Sahit Dollapi ishte në Lushnje,  emërohet në Korçë

Ervin Saliajni ishte në Korçë, emërohet në Gjirokastër

Endri Hasa ishte në Elbasan, emërohet në Korçë

Oerd Bylykbashi ishte në Durrës, emërohet në Tiranë

Kujtojmë se  Partia Demorkatike prej muajit shkurt ka zhvilluar 10 protesta dhe kërkon largimin e Ramës. PD num mori pjesë në zgjedhje dhe Basha ka kërkuar që të vijojë aksioni opozitar. Ky urdhër shihet si një lëvizje për të mbajtur të karikuarara bateritë dhe gjatë verës, ku pritet që në mesin e gushtit të ketë dhe përplasje, pasi kryebashkikaët e djathtë kanë deklruar se nuk lirojnë zyrat, pasi nuk njohin zgjedhjet e 30 qershorit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni veror i pd levizje ne pd lulzim basha urdhri i bashes aksioni veror i pd levizje ne pd lulzim basha urdhri i bashes

Sondazh

Poll