Aktualitet

Nofka e Metës për Veliajn, flet Zogu i Vërtetë: Lali është sexy, presidenti figurë e lartë

10 Prill 2022, 11:21 Nga DOSJA
Nofka e Metës për Veliajn, flet Zogu i Vërtetë: Lali

TIRANË– Dje, presidenti Ilir Meta, i nxehur me akuzat që i bëri kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e krahasoi atë me moderatorin Hermes Nikaj, gjithashtu i njohur me nofkën “Zogu i Tiranës”. (Shiko këtu)

Dosja.al vendosi që të shkonte në “burim” dhe të merrte një koment nga vetë moderatori. 27-vjeçari duket se e ka marrë me sportivitet krahasimin, madje shton se ka shumë respekt për kreun e shtetit. Sipas tij, krahasimi qëndrim pasi dhe kryebashkiaku Veliaj është shumë “sexy”.

“Më pëlqen shumë që presidenti Ilir Meta më krahasoi me lalin, Veliaj është shumë seksi. Meta figurë shumë e lartë e shtetit.  Kam shumë respekt për të,”-tha 27-vjeçari.  

Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’, u arrestua rreth 2 vite më parë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, por duket se tani i ka lënë pas krahëve problemet me drejtësinë. Madje paralajmëron se do të rikthehet në ekran, tashmë dhe më me shumë eksperiencë në fushën e politikës. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore showbiz erion veliaj hermes nikaj ilir meta erion veliaj hermes nikaj ilir meta

Sondazh

Poll