Aktualitet

U arrestuan për korrupsion, nis seanca e rivlerësimit të masave për 34 efektivët e policisë

10 Prill 2022, 08:35 Nga DOSJA
U arrestuan për korrupsion, nis seanca e rivlerësimit të masave

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur seanca e rivlerësimit për 34 efektivët e policisë kufitare në Kukës të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.

Gjykata pritet të vlerësojë masat për 34 të të arrestuarit 17 prej të cilëve ndodhen në ‶Arrest në burg‶ 14 në ‶Arrest në shtëpi‶, dhe 3 të tjerë janë pezulluar nga detyra.

Operacioni është zhvilluar që në orët e para të mëngjesit dy ditë më parë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ku u konkretizua me arrestimin deri më tani të 34 efektivë të Policisë të Pikës Kufitare në Morinë.

Ky është operacioni i dytë që zhvillohet për të njëjtin qëllim. Operacioni ‘Pika 1’ u finalizua më 14 mars, ku 48 zyrtarë policorë u ndaluan pasi dyshoheshin për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Këta policë dhe doganierë dyshohen të kenë marrë me qindra euro nga qytetarë të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe në këmbim i kanë lejuar atyre kalimin e paligjshëm në kufi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 34 police ne morine operacioni pika 2 arrestohen 34 police ne morine operacioni pika 2

Sondazh

Poll