Aktualitet

DW: Rama i kërkoi SPAK-ut të hetojë Berishën, opozita e quan “presion të patolerueshëm”

10 Prill 2022, 09:14 Nga DOSJA
DW: Rama i kërkoi SPAK-ut të hetojë Berishën, opozita e quan

Kryeministri i Shqipërisë Rama i kërkoi SPAK-ut të godasë kuçedrën e korrupsionit në Shqipëri dhe të hetojë ish-kryeministrin Berisha. Opozita e quan presionin ndaj SPAK-ut të patolerueshëm, shkruan Deutsche Welle. Me një gjuhë figurative të ashpër Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i bëri thirrje Strukturës Anti-Korrupsion, (SPAK) “të godasë në kokë kuçedrën e korrupsionit” dhe “të hyjë më thellë në kraterin e vullkanit të poshtërsive, krimeve, vjedhjeve.” Në kongresin e PS-së, zhvilluar të shtunën (09.04), ai e nxiti SPAK-un të hetojë ish-kryeministrin Berisha, të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit, (DASH) e shpalli në maj të vitit të kaluar “persona non grata” për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri.”

“Ata që akuzohen për korrupsion dhe minim të demokracisë duhet të përfshihen në hetimet e SPAK-ut, që duhet të hetojë nëse akuzat e qeverisë amerikane janë ose jo të bazuara.” – tha Rama në Kongresin e PS. Reforma në drejtësi dhe goditja e korrupsionit. Në fjalën e tij prej rreth një ore e gjysmë në Kongresin e PS, kryeministri Rama u ndal gjatë në pritshmëritë e qytetarëve nga reforma në drejtësi, të fokusuara në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë. Dënimin me burg në shkurt të këtij viti për shpërdorim detyre të ish-ministrit të brendshëm socialist, Saimir Tahiri, arrestimet me burg nga SPAK-u të Lefter Kokës, ish-ministër i Mjedisit në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Rama dhe deputetit socialist Alqi Bllako, që të dy për aferën e inceneratorëve, kryeministri Rama i konsideroi si rezultate të dukshme të reformës në drejtësi, që po godet zyrtarë të PS, forcës politike në qeverisje, gjë që sipas tij në qeverisjet e mëparshme të ish-kryeministrit Berisha as që mund të përfytyrohej.

Rama tha se përgjegjësia e zyrtarëve të lartë të qeverisjeve socialiste të arrestuar nga SPAK-u është “vetëm personale dhe PS nuk është zyrë avokatie për askënd.” dhe i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë edhe për pasuritë e prokurorëvedhe gjykatësve që vettingu i ka nxjerrë jashtë sistemit. Opozita: Presioni ndaj SPAK-ut i patolerueshëm.Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e quajti propagandë kongresin e PS „që nuk mund të fshehë keqeverisjen dhe varfërinë e shqiptarëve.” Në median sociale ai theksoi që kryeministri Rama nuk përmendi vjedhjen e miliona eurove nga ministrat e deputetët e tij në aferën e inceneratorëve dhe heshti për boshatisjen e vendit nga emigrimi i rinisë. Komisioni i Rithemelimit të PD i drejtuar nga ish-kryeministri Berisha i cilësoi në një deklaratë për mediat “të patolerueshme, të pafalshme dhe tërësisht kriminale presionin dhe shantazhin e hapur që Edi Rama ushtroi ndaj organeve të reja të drejtësisë”.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore

Sondazh

Poll