Aktualitet

Pse do i përdornin?Shkrumbuan 2 mjete,‘maskat’ s’i vodhën dot!Dyshime për ngjarje kriminale

10 Prill 2022, 09:59 Nga DOSJA
Pse do i përdornin?Shkrumbuan 2 mjete,‘maskat’ s’i

VLORË– Zbulohen detaje të reja lidhur me dy makinat e djegura disa ditë më parë në Vlorë, ku një mjet tip “Benz” dhe një furgon me targa greke, janë tentuar të vidhen. Deri më tani bëhet me dije se kamerat e sigurisë në lagjen “15 tetori” kanë filmuar dy persona të maskuar me kapele dhe maskë që tentuan për të grabitur mjetet, por hasën në vështirëse.

Njëra prej makinave nuk ndizej si pasojë e baterisë së shkarkuar, ndërsa tek tjetra nuk u hapej dera, kështu që në pamundësi për t’i vjedhur, hajdutët vendosën që t’i spërkasnin me benzinë dhe t’u vinin flakën. Duke qënë se dështuan në dy tentativat e para, dy grabitësit, tentuan që të vidhnin një tjetër makinë në rrugën Transballkanike pranë një karburanti por që janë pikasur nga pronari i mjetit dhe kanë braktisur misionin. Në momentin që e kuptuan se u panë, të dy u larguan me vrap.

Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, edhe pse këta të fundit mbajtur maska gjithë kohën. Megjithatë dyshohet se nuk bëhet fjalë për hajdut të rëndomtë, por pas grabitjeve do të fshihej diçka më e madhe. Dyshohet se makinat që do vidheshin mund të përdoreshin për ndonjë ngjarje kriminale më pas, por ende nuk dihet se për çfarë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vlore vlore

Sondazh

Poll