Aktualitet

‘Më të bashkuar!’/ U inspirua Rama nga slogani i Berishës? Jep MESAZHIN pas Kongresit

10 Prill 2022, 09:29 Nga DOSJA

TIRANË– Një ditë pas Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të diele një fotoalbum, krahas të cili ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm politik. Në postimin e tij, numri një i socialistëve në vend, Rama kërkoi që qytetarët të prishin “gardhet politike” dhe ishin të bashkuar si shqiptarë.

“Dhe me këtë fotoalbum nga Kongresi ndryshe i Partisë Socialiste, duke ju ftuar të gjithëve të prishim gardhet partiake e t’i lëmë pas hendeqet politike të bashkuar jo të ndarë, si shqiptarë, si qytetarë e si njerëz të këtij vendi, ju uroj një të diel të paqtë,”- shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË:

Por mesazhi i Ramës ngjason pak sloganin e ri të Partisë Demokratik: Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!

 Ndoshta dhe kryeministri është inspiruar nga mesazhi i paraardhësit të tij në detyrë Sali Berisha, por se nuk e pranon.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll