Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Rama gati për eksperiment, shkon tek pulat: Të haja unë e ta shikonin…

10 Prill 2022, 10:53 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve/ Rama gati për eksperiment, shkon tek pulat: Të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndaloi dje në panairin e fermerëve të thirrur nga socialistët, ditë që përkoi me punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, duke shkuar tendë më tendë për të takuar vetëm disa prej përfaqësuesëve të bizneseve në vendin tonë, por edhe për të ngrënë. Pasi kaloi në çdo stendë, ku provoi minimalisht nga një produkt, Rama u ndal me kritika tek sektori i shpendëve, duke kërkuar një zgarë. Sipas tij, ai ishte gati që të konsumonte mishin e pulës për të provuar se gripi nuk mund të kalonte nga shpendi tek njeriu.

Ka veç një gabim këtu tek pulat. Të kishit vënë një zgarë dhe të haja unë e ta shikonin që e haja unë. Nuk ka lidhje. E kanë për taksiratin e vetë pulat, jo për njeriun. Do gjejmë rrugë të bëjmë se është çmenduri kjo,”-tha Rama. 

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që e kthen veten në një eksperiment social, pasi të njëjtin zell kishte dhe për të bërë vaksinën anti-COVID, i pari. E mesa duket edhe për mishin e pulave do ta provojë për të hequr merakun.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama gripi i shpendeve ne shqiperi edi rama gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll