Aktualitet

U mbyt në lumin Fan 6 ditë më parë, rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit

10 Prill 2022, 07:29 Nga DOSJA
U mbyt në lumin Fan 6 ditë më parë, rinisin kërkimet

LEZHË- Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit me inicialet S.L, i cili u mbyt gjashtë ditë më parë në lumin Fan të Mirditës. Polumbarët dhe RENEA ndërprenë kërkimet mbrëmjen e kaluar për të rinisur mëngjesin e sotëm.

Gjatë ditës së djeshme kërkimet kanë vijuar dhe në urën e prishur pas devijimit të lumit ku dyshohej se mund të ishte trupi i 10-vjeçarit por nuk kanë rezultuar të suksesshme.

Kërkimet do të vijojnë dhe gjatë ditës së sotme të cilat do të përqëndrohen në rrjedhën e lumit si dhe te diga e HEC-it në Reps të Mirditës. Kërkimet vështirësohen sot pasi reshjet e shiut bëjnë që rrjedha e lumit të jetë më e madhe.

Pjesë e kërkimeve janë 17 polumbarë të ardhur nga Tirana si dhe banorët e zonës të cilët kanë dalë vullnetar për të ndihmuar në gjetjen e trupit të 10-vjeçarit.

10-vjeçari u mbyt gjashtë ditë më pasi pasi ishte duke luajtur me shokët e tij dhe i përfundoi topi në lumë.Topi për të cilin rendi i mituri dhe u mbyt u gjet, 20 km larg vendit ku luanin fëmijët.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll