Aktualitet

I drejtuar nga SPAK finalizohet operacioni ‘Five’, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

10 Prill 2022, 07:36 Nga DOSJA
I drejtuar nga SPAK finalizohet operacioni ‘Five’, arrestohet

VLORË– Është vënë në prangat e policisë së Vlorës 35-vjeçari Aldo (Ksandri) Tushaj në vijim të operacionit ‘Five’ si pjesë e një grupi të struktuaruar kriminal.

Sipas njoftimit të policisë operacioni është kryer nën drejtimin e SPAK, e cila kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 35-vjeçarin për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “FIVE”. Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut. Kapet në Vlorë, një prej të kërkuarve në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim A.(K). T., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ”SPAK”, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Materialet u referuan Prokurorsë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll