Sport

Amir Khan në Tiranë? Florian Marku tregon: Jemi në diskutime që të zhvillohet në kryeqytet

9 Prill 2022, 19:17 Nga DOSJA
Amir Khan në Tiranë? Florian Marku tregon: Jemi në diskutime

TIRANË– Florian Marku ia doli të mbrojë titullin e tij “International Welterwight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jekins. Pas një fitoreje kaq të madhe, është e natyrshme që Florian Marku të pretendojë për më lart.

Në përfundim të sfidës, boksieri shqiptar i hodhi dorashkën e sfidës një emri të madh, siç është Amir Khan. Megjithatë me anë të një postimi në Facebook, Florian Marku tregoi se është në bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Tiranë, por pa dhënë detaje për kundërshtarin dhe datën.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Florian Marku tregoi se janë në bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Tiranë dhe së shpejti do të tregojë për datën. “Ndeshja e radhës jemi në diskutim që të zhvillohet në Tiranë. Së shpejti do ju tregoj datën”, tha ai me anë të një postimi.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport amir khan florian marku amir khan florian marku

Sondazh

Poll