Aktualitet

Zgjedhje për kryetarët e degëve brenda PD! Shanaj vendoset në krye të Mallakastrës

9 Prill 2022, 07:14 Nga DOSJA
Zgjedhje për kryetarët e degëve brenda PD! Shanaj vendoset

TIRANË– Resmi Shanaj është zgjedhur ditën e sotme kryetar i Partisë Demokratike në Mallakastër. Gjatë votimit të sotëm, Shanaj ishte përball kandidatit Astrit Xhafaj, të cilin e mundi me 193 vota më shumë. Në këto zgjedhje, Shanaj mori 277 vota, ndërsa Astrit Xhafaj vetëm 80 vota, ndërkohë që 12 vota ishin të pavlefshme.

Votat nisën mëngjesin e sotëm në orën 09:00 dhe zgjaten deri nga ora 17:00. Zgjedhjet ishin të qeta dhe nuk u shënua asnjë problematikë. Në përfundim të numërimit të votave, Shanaj u shpreh se dera e PD-së në Mallakastër, është e hapur për të gjithë demokratët. 

Komisioni i Rithemelimit zhvilloi pak ditë më parë mbledhje në selinë e Partisë Demokratike, ku në fokus të takimit ishte riorganizimi që po bën Komisioni i Rithemelimit, në bazë dhe zgjedhjen e strukturave të reja vendore, nga anëtarët e kryesisë së degëve, deri te kryetarët e tyre. Ky proces i hap rrugë mbledhjes së Kuvendit të 30 prillit, ku do të zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e partisë, por jo kryetari që do e drejtojë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

LAJM I FUNDIT/ Zgjedhjet në Mallakastër, fiton Resmi Bilbili me 277 vota

VD/ Zgjedhjet për krerët e PD në rrethe, radhë votuesish në Mallakastër

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore astrit xhafaj grupi i rithemelimit resmi shanaj zgjedhje per kryetaret e degeve astrit xhafaj grupi i rithemelimit resmi shanaj zgjedhje per kryetaret e degeve

Sondazh

Poll