Politike

VD-‘SPAK po ha nga ju shumë’/ Rama për ‘sharrën’: Se di, nuk e kemi kapur drejtësinë

9 Prill 2022, 12:31 Nga DOSJA
VD-‘SPAK po ha nga ju shumë’/ Rama për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar ‘zërat’ që sipas tij dëgjon për arrestimet e eksponentëve të Partisë Socialiste. Sot, gjatë fjalës së tij në Kongres, Rama tha se kush gabon do të duhet që të kërkojë shërbime avokatie, pasi ai vetë nuk do të ndihmojë askënd. 


“Parafytyrojeni sikur të ndaloheshin deputetë, ministra e kryetare bashkish dhe të mos dëgjohej një fjalë gojë kundër organeve të drejtësisë. Le të çohet kush ka respekt për inteligjencën e të thotë që nuk e besonte se kjo ditë do të vinte. Thonë pse po ha vetëm këtej nga ju sharra e SPAK? Nuk di çtë them, por ne nuk e kemi kapur drejtësinë për unë nuk kam bërë shaka kur kam thënë duam drejtësi të drejtë në këtë vend, kur kam thënë që duam vend për fëmijët tanë. Kush shkel në dërrasë të kalbur, të shkojë të marrë avokat. Kjo parti nuk jep shërbime avokatie për asnjë,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Për këtë arsye, atyre iu falen sepse janë të vegjël, janë mediokër, janë të paaftë dhe në fund të fundit, nuk kanë asgjë në dorë, kurse ne nuk na falet sepse ne jemi të mëdhenj.  Përfytyroni që deri dje hetoheshin këtu veprimtaritë e një qeverie në detyrë dhe prokurorët ta kishin bulevard, të ndaloheshin, ministra, të ndaloheshin deputetë, të ndaloheshin kryetarë bashkish dhe policia të shkonte t’i merrte me duar lidhur dhe të mos dëgjohej një fjalë goje kundër organeve të drejtësisë. Le të çohet, jo këtu se këtu nuk ka, por të çohet kush ka respekt për inteligjencën e tij dhe të njerëzve dhe të thotë që këtë mund ta parafytyronte. Ja pra që po ndodh.  Më thotë “Po pse po ha vetëm nga ju, domethënë këtej nga ne, sharra e SPAK-ut”. Këtu nuk di ca të them për sharrën e tyre, por di ca të them për veten tonë, sepse ne as nuk e kemi kapur drejtësinë, as nuk kemi dashur ta kapim drejtësinë dhe gjithashtu sepse unë as nuk kam bërë shaka kur kam thënë që më në fund duam një drejtësi të re në këtë sepse ky vend nuk është  i yni, por i fëmijëve tanë dhe as nuk bëj shaka kur ju them juve të gjithëve “Kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje, të shkojë të marrë avokat. Kjo parti nuk jep shërbime avokatie për asnjë ministër, për asnjë deputet, për asnjë kryetar bashkie dhe për asnjë zyrtar, anëtar i kësaj familjeje që thirret nga organet e drejtësisë”.

LAJMI KRYESOR- Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll