Politike

VD-‘I dashur Gramoz’/ Rama nis fjalën në Kongres, Ruçi e sheh me ëndje: Shokë dhe shoqe….

9 Prill 2022, 11:22 Nga DOSJA
VD-‘I dashur Gramoz’/ Rama nis fjalën në Kongres,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nisi fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste duke përshëndetur Gramoz Ruçin. Ai tha se askush nuk e kishte menduar se ky Kongres do të zhvillohej në kushte të jashtëzakonshme.


‘I nderuar Kongres i PS, shumë të dashur socialistë dhe socialiste, kudo jeni dhe duke na ndjekur, i dashur Gramoz (duatrokasin). Shokë dhe shoqe, askush nuk e mendoi që ky Kongres pas përfundimit të Këshillit të parë Kombëtar, do të zhvillohej në një tjetër kohë të jashtëzakonshme. Sikur të mos mjaftonte një tërmet dhe një pandemi që goditi mbarë botën, plas tani dhe një luftë mu në Europë. Një luftë e paimagjinueshme deri pak javë më parë. Kjo luftë cënon ato që kanë të ardhura më të ultë, ata që kanë nevojë për transportin, ata që jetojnë duke punuar tokën. Kërcënon investimet publike dhe private. Për të parët qeveria reagoi menjëherë, paketa e rezistencës sociale kompenson rritjen e befasishme të çmimeve të produkteve bazë për 1 milionë qytetarë shqiptarë.’- tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

I nderuar Kongres i Partisë Socialiste! Shumë të dashur socialistë dhe socialiste kudo jeni dhe jeni duke na ndjekur, I dashur Gramoz! Shokë dhe shoqe, delegatë, askush nuk e kishte menduar që ky Kongres i caktuar prej kohësh si një stacion mes përfundimit të Këshillimit të parë Kombëtar dhe fillim zbatimit të nismave të mbështetura nga qytetarët e përfshirë në Këshillimin Kombëtar, do të zhvillohej nën peshën e rëndë të një tjetër kohe të jashtëzakonshme. Si të mos mjaftonte një tërmet, i cili tronditi fort mbarë shoqërinë tonë, duke vrarë, plagosur dhe nxjerrë për pak sekonda në rrugë të madhe mbi 15 mijë familje dhe një pandemi, e cila e goditi me forcë mbarë botën, duke vrarë, plagosur dhe tronditur themelet e ekonomisë sonë, plas tani edhe një luftë mu në Europë. Një luftë krejt e paimagjinueshme vetëm deri disa javë më parë. Kjo fatkeqësi, e treta radhazi në tre vjet vret, plagos dhe përzë nga vendi i tyre miliona njerëz, por shtrembëron dhe këput hallka të zinxhirëve ekonomik të furnizimit të mbarë botës me energji, me naftë, me gaz, me grurë, me misër, me vaj, me hekur e me radhë, duke goditur çmimet e produkteve bazë për ushqimin e njerëzve dhe për zhvillimin e vendeve. Goditja mbi çmimet prek drejtpërdrejtë edhe dy hallka të zinxhirit të jetës sonë shoqërore dhe ekonomike. Nga njëra anë, cënon tamam ata që kanë të ardhura më të ulëta, pensionistë, invalidë, ata që kanë nevojë për transportin publik, ata që jetojnë duke punuar tokën. Nga ana tjetër, kërcënon investimet publike dhe private, të cilat janë motorë të gjenerimit të të ardhurave për dhjetëra e mijëra njerëz të punësuar, por edhe për mbarë shoqërinë. Për të parët, qeveria reagoi menjëherë! Paketa e Rezistencës Sociale kompenson pikërisht rritjen e befasishme të çmimeve të produkteve bazë për mbi gjysmë milion qytetarë shqiptarë, si dhe për naftën, për transportin publik dhe për punën në fermë.

LAJMI KRYESOR- Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll