Politike

Manja: Rama qeveris shkëlqyer, problemi tek servilat e agallarët që kanë uzurpuar karriget

9 Prill 2022, 14:59 Nga DOSJA
Manja: Rama qeveris shkëlqyer, problemi tek servilat e agallarët

TIRANË– Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka lavdëruar punën e kryeministrit Edi Rama në krye të Partisë Socialiste. I pranishëm në Kongresin e PS-së, Manja tha se duhet reformim në parti, kryesisht në degë, pasi postet e karriget sipas tij janë uzurpuar nga njerëz që e vetmja punë që bëjnë është servilizmi. Ai kërkoi që krerët e degëve të mos jenë zgjatim të kryetarëve të bashkisë, por një person i respektuar në zonë që prodhim frymë tek të rinjtë. Anëtarët e FRESSH, Manja tha se plaken ende pa u bërë pjesë e forumeve sepse marrin shembull nga më të mëdhenjtë që presin të vegjetojnë për vite me radhë në të njëtin post. 

“Kemi një rang agallarësh që kanë uzurpuar vendet më zi se piramidat e dikurshme të Sudes e Xhferrit. Nuk kanë lidhje aspak me PS-në, i janë bashkuar drejtuesit të radhës dhe bëjnë servilin e radhës. Këta janë piramidat që na rrezikojnë. Të gjithë e dimë që në terren ka organizata fiktove. Ka numra telefoni e emra që i shkrujanë me qëllim që të garantojnë zgjedhjet në forume. Këtu duhet të nisë forumi. Natyrisht që edhe unë si drejtues politik i arkut, si deputet prej 4 mandatesh e ministër, kam propozimet e mia konkrete. Nevojë urgjente për ripërtëritje, mirëpres të gjitha ndryshimet e ndërprerjen e menjehrëshme të kryetarëve të degëve. Do të kërkoja që në librin e rregullave të partisë të shtrihet brenda një afati të caktuar. Na duhet një parti që monitoron administratën shtetërore, jo një parti që vegjeton e ul kreditet e qeverisjes së shkëlqyer të Ramës. Këtu ka arritje, por të rintjë tanë plaken ende pa u futur në FRESSH sepse marrin veset e atyre më të mëdhenjve për tu rrekur për ndonjë karrige duhet lidership lokal që nuk është zgjatim i kryetarëve të bashkive, një lidership që prodhon frymë e është i respektueshëm në komunitetet lokale. Kjo siguron zgjedhjet në 2023 e mandatin e 4. Propozimi im është reformim,”- tha Manja ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:LV-Kongresi, Rama kërkon hetim për Berishën: Për veshi në SPAK kush gabon, PS është komb

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kongres i ps 9 prill 2022 ulsi manja kongres i ps 9 prill 2022 ulsi manja

Sondazh

Poll