Politike

Plas e qeshura! Rama s’përmbahet: Imagjinoni takimin në zyrë mes COVID-it dhe Nard Ndokës…

9 Prill 2022, 11:35 Nga DOSJA
Plas e qeshura! Rama s’përmbahet: Imagjinoni takimin në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë me parardhësit në kabinetin e qeverisë së Sali Berishës. Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama me ironi po fliste ministrinë e Shëndetësisë, duke përmendur ministrin Nard Ndoka. Me ironi, Rama si kurseu batutat duke shkaktuar të qeshura në sallë.


Njerëzit vareshin tek kangjellat e Nënë Terezës, shkonin me çarçafë dhe batanije në krah. Simboli i këtij ndryshimi ka dy fjalë; Nard Ndoka, ministër i Shëndetësisë. Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes Nokës dhe COVID. Të vjen dhe pak zor të krahasohesh me ta. Jam krenar sot për historinë që kjo parti, PS, si forcë qeverisëse ka shkruar përgjithmonë dhe jam krenar për shtëpitë falas të tërmetit. Falas për të gjitha familjet e prekura pa asnjë përjashtim. Vende më të pasura se ne nuk e kanë bërë. E bëjmë jo se jemi më të pasur, por sepse jemi më të varfër dhe nuk kërkojmë dot kredi të bukura. Pa harruar ndihmën e presidentit të Turqisë dhe princit të kurorës së Arabisë, gjithçka tjetër është pjesë e buxhetit,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Parafytyrojeni, mbyllini sytë dhe parafytyrojeni vetëm për një sekondë, si do kishin mbetur të braktisur rrugëve tërë ata që për pak sekonda dolën në rrugë sepse humbi shtëpia nga tërmeti. Merreni me mend se çfarë forme do kishin edhe ato pak shtëpi, ato pak shkolla të rindërtuara, sikur ajo fatkeqësi e madhe, mos o Zot t’i kishte gjetur njerëzit atëherë, disa vjet më parë, kur edhe kreditë për shtëpi sociale i merrnin zyrtarët e lartë të partisë në pushtet! Merreni me mend vetë se çfarë qameti do të kishte qenë pandemia në Shqipëri sikur ai armiku i padukshëm të na kishte ardhur për vizitë në spitalet e deri para disa viteve, me shërbimin shëndetësor të deri para disa viteve, ku njerëzit vareshin nëpër kangjellat e “Nënë Terezës” duke klithur, se spitali nuk kishte ilaçe dhe duke tundur recetat që mjekët u jepnin për të shkuar për t’i blerë ilaçet nëpër farmacitë lart e poshtë apo shkonin me çarçafë e batanije në krahë për të shtruar njerëzit e tyre në spital. Parafytyrojeni, ose më saktë në këtë rast nuk duhet parafytyruar, por thjesht kujtuar që shëndetësia për vite e vite ishte sektori që u jepej nga partia e madhe kaçakëve të koalicionit sepse askush nuk donte t’ia dinte për shëndetësinë. Ishte një kockë atje për tua hedhur bandave politike dhe simboli i këtij ndryshimi për të mos thënë fjalë të gjata, ka dy fjalë: Nard Ndoka ministër i Shëndetësisë! Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit, mes COVID-it dhe Nard Ndokës.

Që të mos ketë asnjë keqkuptim, këto thirrje në kujtesë vlejnë në fakt, jo për të treguar se sa shumë ndryshon nga sot, dje qeverisja e Shqipërisë, se kjo për hir të vërtetës, nuk është ndonjë meritë e madhe, madje edhe pak zor të vjen të krahasohesh me, që të mos i marr tani me radhë, por le të themi me një llum paaftësie në pushtet. Këto thirrje në kujtesë vlejnë për të nënvijëzuar dy tipare shumë të rëndësishme të qeverisjes sonë. E para, shpirtin e përkujdesjes për njerëzit më në nevojë duke mos lënë askënd vetëm në ditët më të vështira. E dyta, aftësinë e konfirmuar në dy luftëra rresht, me tërmetin dhe pandeminë, për t’i kthyer krizat në gjeneratorë fuqish të reja dhe për të dalë më të fortë nga krizat se sa krizat na gjejnë kur vijnë. Tërmeti dhe pandemia sprovuan karakterin dhe aftësinë tonë. Ne ja dolëm dhe me njërën dhe me tjetrën!

LAJMI KRYESOR- Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll