Politike

VD-Edhe këtë e tha! Rama: Do pyesim shqiptarët, e doni kanabisin për përdorim vetiak?

9 Prill 2022, 12:56 Nga DOSJA
VD-Edhe këtë e tha! Rama: Do pyesim shqiptarët, e doni kanabisin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë fortë në Kongresin e Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama paralajmëroi se vitin tjetër do të pyeste shqiptarët nëse do të legalizonin për përdorim vetiak lëndën narkotike të kanabisit.


 

“Duhet të krijojmë vende punë me kanabisin mjekësor. Nuk është për përdorim vetiak. Vitin tjetër do i pyesin: e doni për përdorim vetiak? E ka bërë treçereku i vtës. Le të mobilizohet Rithemelimi. Ballkani i Hapur është vizion paqeje, ekonomik dhe sigurie për të gjithë ata që prej vitesh eksportojnë,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Pensionistët që vazhdojnë punojnë roje në një parkim apo dyqan, vetëpunësohen atje, duhet të mos ketë asnjë dyshim që të shkojnë dhe t’u thonë “Paguaj sigurimet shoqërore akoma” sepse kështu kemi vendosur, duke u këshilluar me mbi gjysmë milioni shqiptarë. Emigrantëve dhe të gjithë atyre që kanë kursime nga puna në të zezë duhet t’u hapim rrugë tani’ që të formalizojnë të gjithë të ardhurat. Ashtu sikundër, duhet të krijojmë vende të reja pune me ngritjen e strukturave teknologjike për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore, se nuk është për qëllime përdorimi vetjak. Vitin tjetër do i pyesim shqiptarët, patjetër, “E doni për përdorim vetjak”. Do t’i pyesim patjetër, sepse e kanë e kanë bërë të gjitha vendet e botës. Kush thotë “jo”, le të mobilizohet. Edhe Rithemelimi.  E kështu me radhë të gjitha e deri tek Ballkani i Hapur. Ballkani i Hapur është një vizion paqeje, një vizion ekonomik, një vizion sigurie dhe përkujdesjeje për të gjithë ata që prej vitesh eksportojnë në zonën e Ballkanit dhe që njësoj do vazhdojnë ta bëjnë këtë punë, por nuk kanë arsye pse ta bëjnë, duke u penguar nga barriera e të tjerë e deri tek ndarja nga Maqedonia e Veriut, në rast se përsëri Komisioni Europian, Këshilli Europian do thotë “Jo”. Nëse do thonë “Jo edhe kësaj radhe se do prisni Bullgarinë”, ne do fillojmë do ndryshojmë komplet kursin e politikës sonë të jashtme dhe do shkojmë derë më derë dhe do t’u themi “Nuk duam më të jemi bashkë me ta, nuk duam më të presim Bullgarinë”. Edhe ata, patjetër do të na mirëkuptojnë sepse në fund të fundit, të hyjë Shqipëria është një gëzim edhe për shqiptarët në Maqedoni dhe hyrja e Shqipërisë ndihmon dhe ata pastaj, vë Bullgarinë në pozitë tjetër. Nuk e di se ndoshta mund të dalë Irlanda e të kërkojë diçka nga Shqipëria, çdo gjë bën vaki. Mund të thotë që Shqipëria duhet të jetë “Irlanda Lindore”, asgjë nuk merret vesh këtu. Ishalla nuk po ndodh ndonjë incident diplomatik me Irlandën, por është thjesht shaka. 

LAJMI KRYESOR- Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll